Ka shumë kafshë të pastrehë që sillen rrugëve pa ndonjë vend të sigurt për të jetuar.Kur një mace u afrua tek dera e një shtëpie dhe iu lut pronarit të hynte brenda, pronari e kuptoi sa serioze ishte situata dhe nuk mund të mos e linte atë brenda.Nuk vonoi shumë para se ky burrë me zemër të mirë e kuptoi se macja nuk ishte vetëm, transmeton Gazeta Express.Gjatë muajve të verës, kafshët e pastreha nuk e kanë problem të rrinë nëpër rrugë por kur moti fillon të ftohet, situata bëhet e vështirë për macet dhe qentë.Pronari i një shtëpie e vërejti macen e mërdhirë jashtë derës së shtëpisë, e cila po lutej të hynte brenda. Ajo kishte një shikim pikëllues në sytë e saj sa që pronari nuk mund të refuzonte.
Macja vrapoi në drejtim të pronarit dhe filloi të ledhatonte atë, sikur duke e falënderuar që e la të hynte brenda. Por, më pas pronari pas disa ditësh vërejti se forma e saj po ndryshonte.Duket se macja ishte shtatzënë. Kur erdhi koha, macja solli në jetë tri mace të bukura. E gjithë lutja e saj për të hyrë brenda ishte bërë për shkak se ajo ishte shtatzënë dhe dëshironte që të vegjlit e saj të lindin në një vend të ngrohtë, jo në rrugë.Kjo është historia interesante e kësaj mace: