Categories
HOME

Në dashuri dhe në rrezik bashkë: Pamje nga aventura e guximshme e Elitës dhe Gjikos në jug

Prej ditësh çifti shumë i dashur për publikun, Gjiko dhe Elita Rudi po shijojnë pushimet në Dhërmi, së bashku me vogëlushin e tyre, Zërin. Ato nuk i kanë kursyer fotot në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit momentet më të bukura të këtyre pushimeve.

Për ta mbushur ditën me sa më shumë adrenalinë, Gjiko dhe Elita janë hedhur me parashutë. Moderatorja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto nga ky moment, duke treguar se iu pëlqen të ndërmarrin aventura të guximshme.

“Jeta ose është aventurë e guximshme, ose asgjë”, ka shkruar Elita krahas fotove.

Po ashtu dhe Gjiko ka publikuar foto të aventurës së tij në Instastory. Dyshja kanë treguar natyrën e tyre guximtare, pasi duhet ta pranojmë…shumë njerëz nuk do guxonin ta provonin!

Leave a Reply

Your email address will not be published.