Dy ditë më parë, në Tiranë u zhvillua një protestë kundër vaksinës anti Covid-19 me detyrim dhe kundër rrjetit 5G.
Protesta u raportua live nga JOQ Albania, ku aktivistë dhe qytetarë marshuan paqësisht me parulla në duar.
Së fundmi, një protestë e tillë është zhvilluar edhe në Firenze të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se protesta u organizua nga Lëvizja 3V, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan sqarime në lidhje me përdorimin e vaksinave dhe teknologjisë 5G.
Në tubimin që kishte një pjesëmarrje të lartë, morën pjesë qytetarë nga e gjithë Toskana, të cilët u mblodhën në sheshin përpara bazilikës “Santa Croce”.
Një numër i vogël protestuesish ishin të pajisur me maska mbrojtëse dhe shumë pak prej tyre ruajtën distancimin social.
Ata kërkuan që të ruhet Kushtetuta, e drejta e zgjedhjes, ndërsa theksuan se në të ardhmen njerëzit do të vaksinohen për t’iu penguar “prirjet shpirtërore”.
Tubimi paqësor filloi orët e vona të pasdites.
Burimi: Qui News Firenze|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania