Modelja Adrola Dushi ishte të shtunën e ftuar në emisionin “Pop Culture”. Gjatë intervistës me moderatoren Dojna Mema ajo ka folur rreth fëmijërisë dhe adoleshencës së saj në Rrëshen.
Adrola ka treguar se ka punuar që e vogël si shitëse në treg. Rutina e ditëve të saj ka qenë “shkollë, punë, shtëpi”, prandaj ajo u shpreh se ka qenë “një vajzë e burgosur”.
“Asgjë. Shkollë, punoja me mamin, kthehesha në shtëpi, absolutisht asgjë. Kam dy vëllezër që më duan shumë dhe më ruajnë shumë. Isha një gocë shumë e burgosur dhe nuk kam bërë asgjë. Thjesht shkollë, punë, shtëpi. Kam punuar që fëmijë me mamin, shisja në pazar në Rrëshen”, tha Adrola.