Kuzhina është dhoma më e mbushur me baktere në të gjithë shtëpinë, në çdo shtëpi. Ato mikrobe mund të provokojnë një sërë sëmundjesh, duke filluar që nga gripi dhe e ftohura e zakonshme.
Prandaj pastrimi i plotë është vendimtar për shëndetin tuaj dhe për shëndetin e familjes suaj.
Mjafton të ndiqni këto këshilla:
Pastrojini ato ventilatorë mbushur me vaj
Për të gjetur vendin në kuzhinën tuaj që mbledh më shumë yndyrna, shikoni lart. Ventilatorët mbi sobë mund të jenë më të ndoturit. Për pastrimin e tyre ndiqni këtë proces:
– Merrni fletët. Vloni ujë në një tenxhere të madhe prej çeliku a inoksi.
– Shtojini rreth 1/4 filxhan sode buke derisa uji i valë të shkumëzohet. Jini të kujdesshëm, mos shtoni shumë njëherazi!
– Lërini të vlojnë fletët në këtë përzierje. Nëse keni një tenxhere më të vogël, do t’ju duhet ta rrotullonui disa herë, lëreni të qëndrojë për rreth 60 sekonda çdo herë.
Bëjini pllakat e kuzhinës të duken si të reja

Të mëdha apo të vogla, çdo lloj pllake ka një pisllëk të akumuluar.
– Hidhni një sasi të vogël sodë buke mbi pllaka. Përdorni një shishe spray të mbushur me uthull molle (ose 1/4 e filxhanit me zbardhzes) dhe sprucojeni atë mbi sodën e bukës.
– Lëreni të shkumëzojë për disa minuta. Pastroni pisllëkun. Mos prisni shumë gjatë edhe pse, pas një farë kohe, pisllëkur do të kthehet sërish.
Rinovoni tiganët!
Bërja e tenxhereve dhe tiganëve të duken si të reja është një punë mjaft e lehtë, në qoftë se ju e dini këtë marifet.
– Hidhni një shtresë të hollë uji në tigan. Shtoni disa spërkatje uthulle.
– Vendoseni në sobë në mes të ngrohjes mesatare dhe asaj të lartës dhe lëreni ujin të vlojë. Largojeni tiganin nga zjarri dhe shtoni gradualisht sodë buke, në këtë mënyrë përzierja nuk do ta humbasë shkumëzimin.
– Hidheni përzierjen nga tigani dhe filloni ta fërkoni.
Pastroni sfungjerin tuaj të kuzhinës!

Sfungjerët mund të transferojnë një tonelatë me baktere nga një pjatë në tjetrën, kështu që ju duhet t’i pastroni ato të paktën një herë në dy ditë.
Ka një mënyrë të caktuar se si mund ta bëni:
– Për të zbutur sfungjerin dhe për t’i bërë pluhurat dhe vajrat të largohen prej tij dhe të vrisni bakteret, vendoseni në mikrovalë sfungjerin me një gotë ujë për disa minuta.
– Vendoseni në pjatalarëse në një cikël të gjatë me pjatat e tjera. Kjo do të largojë erën e keqe.
Ju do të keni sfungjerin më të pastër që keni pasur ndonjëherë, përveç blerjes së një të riu, natyrisht.
Pastroni njollat në lavaman

Lavamanët mbledhin një grumbull të baktereve të rrezikshme dhe ka mënyra për të pastruar njollat nga lavamani. 3 gjërat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë me këtë:
– Pastë me sodë buke (holluar me ujë ose sasi të vogël uthulle)
– Detergjent enësh dhe peroksid (përziejini me kujdes)
– Uthull dhe detergjent enësh
Natyrisht, mund të përpiqeni të përdorni sfungjerë që nuk dëmtojnë inoksin.
Largoni yndyrën e gatimit

Enët e pjekjes janë viktimat e zakonshme të njollave “të pa-pastrueshme”. Për t’i bërë ato të duken të freskëta dhe të reja:
– Mbuloni pjesën që ka nevojë për pastrim me detergjent enësh dhe përziejeni me sodë buke. Hidhni ujë të nxehtë mbi të dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta.
– Merrni një copë letër alumini dhe fërkojeni me të.
Krijoni një mjet të lehtë për të pastruar në mes të cepave

Mënyra më e lehtë për t’i pastruar ato që mund të arrijnë vendet e vështira është që të merrni një peshqir të lagur dhe ta mbështillni me thikë. Shtojini solucion pastrimi në vendet e pista dhe pastrojeni pluhurin nga zgavra.
Pastrojini skarat e sobës

– Merrni një qese me zinxhir dhe mbusheni me 1/4 filxhan me amoniak. Vendosni skarat e sobës tuaj dhe mbylleni qesen.
Mos përdorni më shumë amoniak se sa nevojitet. Lëreni gjatë gjithë natës. Fshijini me një sfungjer ose një peshqir të lagur.
Bëjeni rubinetin e kuzhinës të shndrisë sërish

Pastrimi i rubinetave do të jetë shumë më i lehtë dhe më i shpejtë nëse bëni kështu:
– Merrni një qese që mbyllet ose një qese plastike të vogël. Shtoni përzierjen magjike të uthullës dhe sodës së bukës, të mjaftueshme për të mbuluar rubinetin.
– Vendoseni çesen mbi rubinet. Sigurojeni qesen me një llastik gome.
– Prisni rreth një orë përpara se të hiqni çesen. Fërkojeni me pjesën tjetër të solucionit dhe hiqni ndryshkun me një furçë dhëmbësh të vjetër.
Pastrojini më lehtë dyshemetë me pluhur

Ky marifet i dobishëm do t’ju ndihmojë me dyshemetë me pluhur.
Në vend që të përdorni lopatën e pluhurit, pasi të pastroni sipërfaqen, përdorni një pecetë kuzhine të lagur ose një pecetë të lagur, grumbulloni pluhurin në të dhe largojeni, duke fshirë pluhurin, që nuk ka hyrë në anën tjetër të pecetës.
Pastrimi i frigoriferit

Për të larguar erën e pakëndshme në frigoriferin tuaj ose lajeni me një kombinim të besueshëm të sodës së bukës dhe uthullës ose:
– Vendoseni feta patateje në frigorifer. Merrni gjysmën e një portokalli ose limoni dhe ngjitni një sasi të mirë të karafilëve në to dhe vendosini brenda në frigorifer.
– Nëse jeni një tifoz i vaniljes, merrni një top pambuku të ngjyer në ekstrakt vaniljeje dhe vendoseni në frigorifer në një tas të vogël.