Ish kryeministri e përsëriti disa herë gjatë intervistës së tij për “Çim Peka LIVE” se, kryeministri Edi Rama duhet larguar me çdo kusht.
Sipas tij, duhet përdorur të gjitha format e mosbindjes civile për të sjellë largimin e tij nga posti i kryeministrit.
“Opozita mund të ketë mendim tjetër, por unë mendoj se duhet përdorur çdo formë e mosbindjes civile deri në largimin e Ramës. E di që ka kryer vepra të rënda dhe me një drejtësi të pavarur e di që e presin 30-50 vite burg”, tha ish kryeministri.