Categories
HOME

Domatja lufton shumë sëmundje

Domatja-një kokërr domate i plotëson rreth 35% të nevojave ditore me vitaminë C.Domatja përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A (beta karatone) e cila luan rol të rëndësishëm në shëndetin e syve të lekurës dhe të mukozës të organeve të ndryeshme.

Domatja përmban mjaft albumina kurse sheqer fare pak.

Domatja është prej perimeve të rralla me përqëndrim të konsiderueshëm të likopenit që asja i jep ngjyrë të kuqe.Supozohet se likopeni ështèe mbrojtës i mirë i organizmit nga sëmundjet e kancerit sidomos i mbron organet e trejtes dhe prostatës.

1. Lëngu i domates ju dobëson dhe detoksifikon
Një studim i ri ka zbuluar se lëngu i domates mund të rrëzojë kilet e tepërta dhe largon kolesterolin e keq nga trupi.
2. Lëngu i domates largon dehjen Shkencëtarët japonezë kanë arritur në përfundimin se lëngu i domates mund të neutralizojë alkoolin. Ata thonë se lëngu i domates nxit punën e mëlçisë dhe ajo në mënyrë të shtuar sekreton enzimat që përballen me alkoolin dhe toksinat tjerë në organizëm.
3. Lëngu i domates është më i mirë se pijet energjike dhe për këtë arsye është i domosdoshëm sidomos për sportistët.
4. Lëngu i domates është i pasur me Vitamina C dhe A dhe potas, fosfor, kalium, hekur, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban tomatinë, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të aparatit tretës. Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulcerave kronike. Ai vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike.
Atë mund ta përdorësh të “gjallë”, në salcë, gjellë, sallatë, makarona, rizoto, supa, koktejl (koktejli i famshëm “Bloody Mary” përgatitet me lëngun e domates) apo në gatime të ndryshme, për të cilat nuk është e nevojshme të konsultohesh me ndonjë mjek apo të kesh recetë për t’i blerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.