Shprehja “Mëngjesi është shujta kryesore”duket të ketë bazë shkencore.
Një studim i publikuar në “Journal of clinical nutrition” ve alarmin se mos ngrënja e mëngjesit mund të përfaqësojë një rrezik për zemrën.
Një grup shkenëtarësh anglezë kanë zbuluar se të një grup me gra të reja mosngrënje e një mengjesi të ekuilibruar shkaktonte rritje të nivelit të kolesterolit dhe ule të aktivizmit të insulinës,hormoni që arrinë të ekuilibrojë nivelet e sheqerit në gjakë.
Përveq kësaj,pacientët kërkonin të konsumonin ushqime tepër kalorike gjatë ditës,gjë që sigurisht ndikonte në shtimin e peshës së tyre trupore.
Në studim kanë marrë pjesë 10 gra të reja,me peshë trupore normale,të cilat janë ndarë në dy grupe dhe kanë ndjekur regjime të ndryshme ushqimore për gati dy javë,”Rëndësia e studimit qëndron në faktin se arritën të zbulonin se mosngrënja e mëngjesit prishte ekuilibrin e metabolizmit dhe shtonte rrezikun për t`u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.