Rasti i një burri nga Gjermani që u infektuä me koronavirus po shokon botën.
Jürgen K., i cili në profesion është inxhinier u in fketua me koronavirus, por te ai u shfaq një simptomë që nuk e ka pasur ansjë pacient.
Për javë të tëra ai nuk mund të lëvizte as duart dhe as krahët. Fillimisht ai pati ethe dhe kollë, më pas nuk mund të lëvizte as duart dhe as këmbët.
Mjekët besojnë se 56-vjeçari u prek nga sindroma Guillain-Barré (GBS), një çrregullim nervor i shkaktuar nga koronavirusi.
Sepse virusi jo vetëm që shkakton dështim të mushkërive, por edhe dëmton sistemin nervor.
Jürgen K. u trajtua me antitrupa dhe gjendja e tij u përmirësua.
Pastaj me javë të rehabilitimit, K. u desh të mësonte të ecnin përsëri. Për fat të mirë ai e mposhti koronavirusin dhe tani është shumë mirë.
Inxhinieri ka dalë nga spitali dhe tani ka filluar edhe të ecë dhe të lëviz krahët.
Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: Gazeta Ora