Gjyshja e moderatores shqiptare, Dojna Mema është bërë mjaft e njohur në rrjetet sociale ku shfaqet herë pas here me video të ndryshme.
Videot i xhiron Dojna dhe në postimin e fundit, gjyshja e moderatores tregon se si ta përballojnë vajzat ndarjen nga i dashuri. Ose më saktë, si të reagojnë, kur është djali ai që i lë.
“Nuk ka asnjë problem për mua. Çfarë duhet të bëjë ajo, t’a mbledhi mendjen që nuk është me këtë çunin dhe të vazhdojë jetën e vet. E dashuron ajo shumë dhe nuk heq dot dorë? Po kur thotë atë fjalë ai, unë i kam bërë naftën dashurisë,”– përgjigjet gjyshja e Dojnës.