Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Fjoralba Ponari së fundmi i është përgjigjur interesit të fansave në Instagram, lidhur me jetën e saj, ku ka shprehur edhe dëshirën për tu bërë nënë.
Gjithashtu, ajo ka treguar dhe raportin që ka me Nevina Shtyllën, të cilat i kemi parë së bashku në emisionin “E diell”.
Mesa duket dy moderatoret jo vetëm që janë mikesha edhe jashtë punës, por madje shkojnë aq mirë sa s’janë grindur asnjëherë. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet Fjoralba me përgjigjen e saj.