Gazetari Mentor Kikia është revoltuar me plazhistët të cilët kanë mbushur bregdetin me mbeturina.
Kikia ka publikuar disa foto ku duken grumbuj me mbeturina që njerëzit kanë hedhur në rërë dhe pasi janë larguar i kanë lënë aty.
“Njerëz, bëhuni njerëz, dreqi ta hajë!
Dakord shumë, duhet të kemi më shumë plazhe publike. Njerëzit kanë nevojë të qendrojnë në rërë nëse nuk duan apo nuk kanë mundësi të paguajnë shezllonet. Dhe qeveria duhet ta garantojë këtë me patjetër.
Po këtyre plehrave si tia bëjmë?
Kur shkoni dhe uleni në rërë, hani ushqimet e pini birrë e ujë, përse nuk i merrni me vete mbeturinat t’i coni tek koshi? Edhe pas 30 vjetesh, kur hanim në rërë e dh…. në det, sërish kështu do të vazhdojmë?
Edhe pasi keni dalë jashtë, keni parë bote dhe qytetërim me sy, keni parë qytete të pastër, ku nuk hidhet përtoke asnjë bish cigareje, sërish do të ikni duke i lënë shishet, bidonat e pjatat në rërë?”, shkruan Kikia.