Studiuesja Elena Kocaqi sjell një studim për “Shqipërinë dhe fuqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet tek fuqitë që ndikuan negativisht në interesat e shqiptareve, siç është Rusia që kërkonte zgjerimin e elementit sllav në Ballkan.
Studiuesja Elena Kocaqi boton studimin “Shqipëria dhe fuqitë e mëdha 1817-1918”. Në fokus është roli që kanë luajtur fuqitë e mëdha në copëtimin e trojeve shqiptare. Kocaqi rendit se si këto fuqi nuk morën parasysh asnjë parim kombësie, por vetëm fetar, kur ndan territoret shqiptare. Ajo shton se fuqia që ndikoi negativisht në zbatimin e territoreve shqiptare është Rusia, kur mori kultus-protektoratin mbi ortodoksit e Ballkanit në fund të shekullit XVIII.
Rusia, sipas Kocaqit, u mjaftua me krijimin e këtyre shteteve dhe mbi popullsinë shqiptaro-ortodokse, por vazhdoi zgjerimin e këtyre shteteve ne trojet shqiptar gjatë viteve 1877- 1878.
“Ndikimi ka qenë i jashtëzakonshëm, se të gjitha këto janë bërë me mbështetjen ushtarake dhe politike ruse tek fuqitë e mëdha, e cila ka luftuar shumë fort, që të rrëmbejë territore shqiptare edhe t’ua jap shteteve fqinje… Aty u vendos marrja e terrorit nga Mali i Zi, një pjesë e territorit të Serbisë Qendrore edhe Jugore që është marrë po nga Vilajeti i Kosovës, apo nga territori i Shqipërisë së Veriut, ku popullsia u zhduk brenda një jave, sepse forcat serbe e çuan në drejtim të Turqisë, duke vrarë, asimiluar edhe dëbuar. Është një holokaust i vërtetë ai që ka ndodh asokohe, por që faktet historike janë të tilla, që shumë shqiptarë u drejtuan në drejtim të Turqisë vetëm se ishin myslimanë edhe jo ortodoks. Kjo është bërë nga Rusia”, shprehet ndër të tjera studiuesja Eleni Kocaqi.
Studiuesja Elena Kocaqi përfundon, duke e konsideruar këtë periudhë, si më të rëndësishmen, që ka vendosur të ardhmen politike të kombit shqiptar.