Një vajzë nga Britania e Madhe ka nxjerrë në shitje unazën e saj të fejesës që ja kishte blerë ish-i fejuari. Zoe Butt zbuloi pas 4 vitesh tradhtinë e të fejuarit të saj Paul Botright me një grua të martuar.
Zoe, një kuzhiniere në profesion është shprehur se shpesh kishte dyshime për tradhti.
Zoe e postoi unazën në Facebook për ta shitur por askush nuk e bleu.
“Unë thjesht doja ta hiqja qafe, u përpoqa vërtet ta shisja atë unazë. Por askush nuk e dëshiron për shkak të mënyrës se si e postova.
Nuk e kisha idenë se sa mund të paguanin njerëzit për të, thjesht doja që të mos e kisha më. Ai u mundua që të sqarohej, por ishte tepër vonë, gjithçka mes nesh ka përfunduar”.