Këtë të martë, më 23 qershor, Ylfete Fanaj do të zgjidhet kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit. Ky hap vjen pasi që një vit më parë ajo qe zgjedhur nënkryetare e këtij parlamenti.
Prej disa vitesh ajo ka qenë edhe kryetare e Grupit Parlamentar të SP-së në parlamentin në fjalë.
Me këtë përvojë në politikë, Ylfete Fanaj është një emër me peshë në politikën e kantonit të saj e më gjerë.
Me zgjedhjen në postin e lartpërmendur, Ylfete Fanaj ka arritur më shumë se cilido politikan me rrënjë shqiptare në politikën zvicerane. Fanaj ka njoftuar për zgjehdjen që do të büehet, në një postim të saj në fb. Po kështu edhe gazeta Luzerner Zeitung i ka kushtuar asaj një portret të gjerë në numrin e sotëm.