Moderatorja e njohur, Bieta Sulo e ka shprehur gjithnjë se me vajzën e Albanit, Joelle ka një marrëdhënie shumë të mirë. Bieta ka treguar se ato janë si mikesha me njëra-tjetrën dhe kjo shihet edhe nga fotot e shpeshta që publikojnë bashkë.
“Një super realizim për një super vajzë, njeriun tim të shtrenjtë”, shkruan moderatorja në foton ku shfaqet një punim artistik që i ngjan shumë vajzës bukuroshe të Albanit.
“Besoj [që marrëdhënia që kam pasur më parë me Joelle më ka ndihmuar në rolin tim si nënë]. E njoh Joelle që fëmijë. E kam thënë që Joelle s’kam dashur kurrë t’i bëj mamanë, por përkundrazi, jam shoqja më e madhe. Besoj që ka ndikuar dicka sepse sa herë që vinte te shtëpia tregoja një lloj përkujdesjeje ndaj saj”, është shprehur Bieta më parë për marrëdhënien me Joelle.