Gjatë zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën këto ditë në Serbi, një vend në kuvend zuri edhe një grua me shami.
Misala Pramenkovic, përfaqësuese e Partisë për Drejtësi dhe Paqe u zgjodh një nga 250 deputetët e parlamentit serb.
Ky është një rast i paprecedent në këtë shtet, dhe thuajse inekzistent në vendet e rajonit, duke qenë se vetëm Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dy gra deputete me shami.