Motoçiklisti që po lëvizte në një pjesë periferike në Limpopo të Afrikës së Jugut, ndaloi duke menduar se përpara e ka një ndalesë në rrugë.
Por, nga afër e kuptoi që ishte një gjarpër gjigant.
“Gjithkund ndalesat vendosen për të shpëtuar jetë, kjo ndalesë për pak sa ma mori jetën” ka qenë përshkrimi i videos.
Në anën tjetër, ky piton që duket si i ngadaltë dhe i qetë, mund të sulmonte po të ndjehej i rrezikuar, me pasoja fatale.