Vitin e kaluar u zbulua historia e dashurisë mes Osli Bylykut dhe partneres së tij, Eglit. Tashmë dyshja janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku dhe gjithnjë në vëmendje të mediave.
Egli shihet e veshur me rrobabanjo, ndërsa Olsi me një triko të bardhë. Dyshja kanë filmuar veten para pasqyrës dhe në një moment kanë ndryshuar veshjet. Aktori ka veshur rrobabanjot e të dashurës dhe lëvizjet e tij i kanë bërë të gjithë të qeshin.