Një furrë buke nga Minneapolis ka kërkuar falje pasi një kliente e veshur me hixhab ka pohuar se stafi po refuzonte t’i shërbente asaj, sepse ata nuk e pranonin fytyrën e saj të mbuluar si një maskë e krijuar për të ndaluar përhapjen e Covid-19.
Zahur Abdiaziz postoi një video në Facebook këtë javë, duke thënë se ajo i ishte nënshtruar një type ‘lloji korone’ të racizmit, pas incidentit në Bakery Marissa në qytet.

Video nisi kur Abdiaziz filmoi veten duke qëndruar brenda në furrë, duke e pyetur punëtoren pas banakut përse ajo nuk e pranonte hixhabin e saj si një mbulesë për fytyrën.
Abdiaziz postoi videon në Facebook, duke thënë:
Dikush të më tregojë ju lutem se pse është maska e fytyrës së saj ndryshe nga e imja? Kjo zonjë nuk pranoi të më shërbente, sepse nuk kam të njëjtën maskë si ajo!
Departamenti i shëndetit i Minesotës, rekomandon që njerëzit të veshin maska për fytyrën kur ndodhen brenda dyqaneve, për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së Covid-19.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania