Cătălina Grama, e njohur në showbizin rumun si Jojo, ka bërë një rrëfim që i ka befasuar ndjekësit.
Këta të fundit i kanë vënë në dukje faktin që nofulla e saj duket më e rritur, dhe Grama pohoi se pas një kure drastike dobësimi, ka humbur një herë ndjenjat e ka rënë përtokë, duke goditur fort anën e majtë të fytyrës në cimento.