Në shekullin 21, mund të jetë një tronditje kur del në një restorant apo pijetore që pranon vetëm para, duke ju lënë me vetëm një alternativë – të dalësh në rrugë dhe të kërkosh për një bankomat.
Dhe kjo është pikërisht ajo që u kishte ndodhur tre djemve që kishin vizituar restorantin Kilimandjaro në Middlesbrough më 8 dhjetor.
Pasi shijuan ushqimin e tyre, ata gjetën veten në një situatë të vështirë, kur u ishte thënë se nuk mund të paguajnë me kartelë banke.
Treshja pastaj nxituan për të kërkuar një bankomat, por të rinjtë, të cilët nuk ishin nga zona, shpejt e kuptuan se treni i fundit i tyre ishte gati të largohej, transmeton telegrafi.
Të hutuar, ata u futën në stacionin më të afërt të trenit dhe më pas harruan rreth faturës për ushqimin e tyre.