




34-vjeçarja që humbi jetën para disa ditësh në Shqipëri, është viktima më e re në vend prej koronavirusit.
Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua ngjarja tragjike e familjes Kushta që humbën vajzën e tyre në moshë të re.
Në vitin 2009 familja humbi nënën për shkak të një sëmundje të rëndë.
34-vjeçarja e cila vuante nga diabeti ishte çuar nga familjarët në spitalin e Librazhdit dhe prej aty u dërgua me urgjencë në spitalin e Elbasanit. Aty qëndroi dy ditë por gjendja e saj u rëndua dhe mjekët e nisën për në spitalin e Tiranës.
Gjatë qëndrimit në spital e reja u infektua me koronavirus por familjarët nuk kishin dijeni ndërsa e mësuan këtë gjë tre ditë para se ajo të ndërronte jetë.
Njëri prej vëllezërve shprehet se vetëm pak orë para se motra të ndërronte jetë kishte shkuar në ambientet e spitalit infektiv nga ku kërkoi të dinte gjendjen e të ndjerës.