




Pamje të pabesueshme kanë kapur momentin kur një ’emigrant ilegal’ kishte prerë një vrimë përmes anës së një kamioni i cili ishte në lëvizje, përpara se të hidhej në një rrugë.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje që tregojnë kamionin duke ecur ngadalë përgjatë një rruge në Coggeshall, Essex, Angli, derisa trafiku fillon të formohet në një radhë prapa kamionit.
Dhe papritmas, burri i cili mendohet të jetë një emigrant i paligjshëm mund të shihet duke u larguar përmes brendisë së kamionit. Ndërsa shoferët e veturave tjera shikojnë me kuriozitet burrin duke u “ngatërruar”, para se të kërcejë disa metra më poshtë.