




Një 29-vjeçare, nënë e tre fëmijëve vu.an çdo ditë mungesën e bashkëshortit i cili ka ndërruar je.të nga tu.mor një vit më parë. Megi Selaci ështe e papunë dhe vetë vu.an nga as.tma që prej moshës 7-vjeçare. Shtëpia me qira në Kombinat është plot me lagështirë që ia vështirëson shumë shëndetin madje duke e lënë edhe pa frymë. Ky është rrëfimi i Megit.
“Fëmijët e vu.ajnë shumë mungesën e tij qoftë për një këshillë për një fjalë për një ndihmë. Duke qenë pa prindër as arrita të shkollohem, këtu jemi me qira, këtë arritëm të për ballonim. Nuk kam një punë, fëmijët duan libra duan veshje. Shtëpia nuk është e imja është e shka.tërruar ka lagështirë, në momentin që unë kam lagështirë unë shka.tërrohem, edhe fëmijëve mund tu shfaqet se trashëgohet.
Unë vu.aj nga astma që shtatë vjeç, mbetëm pa frymë dhe nuk ka il.aç që më qetëson. Bashkëshorti ndërroi je.të nga kan.ceri në Gjermani madje edhe kura eksperimentale. As nuk e konceptoja dot që ishte e vërtetë. Unë 12 vjeç kam hu.mbur nenën 18 vjeç kam hu.mbur babin tim, ne nuk kishim pasuri por kishim njeri-tjetrin.