




Një vajzë e vogël nga Florida ka mbetur plotësisht e emocionuar pasi ka marrë jo një po katër shishe mustarde dhuratë për Krishtlindje dhe duke qenë shumë e dhënë pas saj ka mbetur shumë e gëzuar. Kur katër vjeçarja Paisle hapi një kuti të mbështjellë nga Amazon në Ditën e Krishtlindjes, dhe zbuloi katër shishe mustardë të verdhë me vlerë nga Walmart. Por dhurata nuk ishte një shaka: Paislee në të vërtetë e do shumë mustardën dhe ishte shumë e lumtur që po merrte një dhuratë të tillë bërë nga nëna e saj. Videoja e regjistruar nga mamaja e saj Annmarie Lent tregon se ajo heq këpucën e saj të Krishtlindjeve dhe hap kutinë. ‘Oh Zoti im!’ thotë. ‘Santa më dha mustardë?’, dhe reagon me shumë entuziazëm.