




Një video e frikshme po bën xhiron e rrjetit së fundmi, që tregon një vajzë të vogël që ka dalë nga dritarja e një pallati apartamentesh. Në këtë video të filmuar në zonën e Playa Paraiso në Tenerife shihet vajza e vogël që endet nëpër parvaze dhe vrapon në ballkonin ngjitur derisa kthehet prapë në dritaren e dhomës së hapur të shtëpisë së saj. Për mediat vendase, fqinjët kanë thënë se ishin trembur kur e panë fëmijën, por se fatmirësisht asgjë e keqe nuk ndodhi. “Kjo është absolutisht e tmerrshme për tu parë. Me sa duket është regjistruar në Tenerife … Unë gjithmonë përpiqem të rezervoj dhoma në katin e parë kur jam me fëmijët … ju mund ta shihni pse”, shkryuan një Dj radioje i quajtur DJ Jer Dixon, pas shpërndarjes së videos.