Categories
HOME

I drejtoi lazerin helikopterit të policisë, dënohet me 6 muaj 39-vjeçari: Kujtova se ishte UFO!

Një 39-vjeçar që drejtoi lazerin në një helikopter të policisë që ishte duke kryer një kërkim për një person të zhdukur, është burgosur. Benjamin Fort, 39 vjeç, verboi përkohësisht pilotin pasi drejtoi rrezen në kabinën e helikopterit në një ‘mënyrë të zgjatur dhe të qëllimshme’, deklaroi Gjykata e Bradford Crown.

Fort pretendoi se po përdorte rreze për të gjuajtur lepuj por më parë i kishte thënë gjykatës se e dinte që po e drejtonte lazerin në një UFO. Piloti rimori veten dhe ishte në gjendje të ulte në mënyrë të sigurt helikopterin. Policia më vonë e lokalizoi Fortin në banesën e tij në Keighley, West Yorks, ku ai u arrestua dhe lazeri i tij u gjet.

Burimi: DailyMail
Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

GAZETA OPINIONI

Categories
HOME

Gruaja refuzon të heqë vetullat dhe mustaqet: Marr më shumë vëmendje nga burrat!

Një grua 31-vjeçare ka vendosur mos të rruajë mustaqet, të presë flokët dhe të heqë vetullat, pasi sipas saj kjo të zhduk fatin tënd të dashurisë. Megjithatë, njerëzit që e shikojnë atë bëjnë komente mizore, duke e vlerësuar nga pamja.

Eldina Jaganjac, 31 vjeç, nga Kopenhagen, Danimarkë, tha se disa burra, veçanërisht adoleshentë, ngulin sytë në vetullat e saj dhe atëhere merr vëmendje më pozitive sesa mori kur hoqi flokët. Ajo këmbënguli se ndihet jo më pak femërore dhe vendimi i saj për tu dalluar nga turma e ka ngulitur me më shumë vetëbesim. Eldina tregoi se si u rrit në një qytet të vogël me mentalitet tjetër. Ndërsa u rrit, ajo tha se u irritua nga fakti që gratë pritet të shpenzojnë më shumë kohë dhe para për të ruajtur pamjen e tyre përmes heqjes së qimeve sesa burrat.

Burimi: DailyMail
Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

GAZETA OPINIONI

Categories
HOME

Qytetari gjen portofolin në rrugë tek “Fresku”, bën gjestin e madh: Ka 42 mijë lekë, dua t’ia jap!

Një mesazh për tu duartrokitur ka mbërritur sëfudnmi në redaksinë JOQ Albania, ku një qytetar shkruan se ka gjetur një portofol në zonën e Freskut. Ai shton se brenda në portofol janë vetëm 42 mijë lekë të vjetra, por kërkon që paratë t’ia kthejë vajzës që i takojnë. Qytetari ka shkruar në redaksinë tonë me qëllim që vajza të shohë lajmin dhe ta kontaktojë. Një veprim vërtetë për t’u admiruar nga ana e tij!

Ai shkruan:

Pershendetje JOQ, kam gjetur nje portofol tek fresku. Ka 42 mije leke. Quhem Fredi Cela, ky eshte nr tel 0676367948

Categories
HOME

Publikohet audio/ Deputeti shqiptar josh të riun për t’u futur në Parlament: Do të marrësh 120 milionë lekë!

Që parlamenti jonë është i mbushur nga persona që nuk e meritojnë të jenë aty, këtë e dimë të gjithë, por që taksat tona të shkojnë në xhepat e tyre për estradën që bëjnë është e tepërt. Sëfundmi deputeti Selami Jenishehri pjesë e koalicionit me Kujtim Gjuzin, ka rënë në kurthin e një të riu, i cili e vë në lojë me pretendimin se do të bëhet deputet. Nga audio e publikuar, e mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA, shihet sesi i riu përpiqet të “rrotullojë” Jenishehrin, i cili ka bërë thirrje në rrjetet sociale për emra që duan të garojnë për deputet.

Në bisedën telefonike mes tyre, Jenishehri i thotë të riut se nuk duhet asnjë kriter për t’u bërë pjesë e listës së tij të kandidatëve për deputetë, e madje i thotë se ai do të marri 120 milion lekë për katër vite.

Ai shprehet:

A do ma u ba deputet, do të marrësh 120 milionë lekë, kaq ke me marrë për 4 vite.

Categories
HOME

Me shkrime ruse dhe tepër i rëndë! Pushuesit habiten nga topi i titaniumit në plazh

Një top misterioz i titanit i mbuluar me shenja ruse është zbuluar në një plazh në Bahamas dhe mendohet se mund të jetë pjesë e një anije kozmike. Topi, i cili peshon 41 kg, u gjet duke dalë nga rëra në Ishullin Harbour të mërkurën më 24 Shkurt. Manon Clarke, një grua britanike që po shëtiste në plazh me familjen e saj, së pari zbuloi ‘topin me shkëlqim argjendi’. Edhe pse nuk janë të sigurt se si topi u varros në plazh, disa ekspertë të hapësirës besojnë se topi mund të ketë ardhur nga një satelit ose anije kozmike, veçanërisht nga një tank Hydrazine Propellant. Mark Morabito, Kryetari i Virgin Galactic, i cili aktualisht po stërvitet për të qenë një astronaut, tha se ai është 99% i sigurt se është një tank hidrazine nga ‘një lloj rakete’. Këto raketa pa pilot përdoren për të lëshuar satelitë në hapësirë. Teksti rus në top thotë se objekti ka një diapazon të temperaturës operative ndërmjet -170 ° C dhe -196 ° C.

Burimi:unilad
Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

GAZETA OPINIONI

Categories
HOME

S’ia ndërron shiritin kasetës asnjë ditë, Veliaj mëson përmendësh një paragraf në fushatë dhe e reciton kudo

Edi Rama është duke zhvilluar takimin me kandidatët e rinj të PS. Para prezantimit të tyre ka folur edhe Erion Veliaj. Përmes një fjalimi të gjatë, duke përmendur fiqtë dhe qepujkat, ai ka bilbilosur të njëjtat fjalë që thotë në çdo mbledhje. Veliaj, në vend që të përshkruajë situatën e Partisë Socialiste dhe skandalet e saj, merret me partitë e tjera. Ai ka përmendur kunatin, djalin, vajzën, burrin dhe gruan, si lidhje që njihet në partitë e tjera ndërsa në PS jo.

Ai u shpreh:

Në fillim kam qenë opozitar i PS, por Edi më hapi dyert. Ishte një parti ku nëse flisje për kundatin, djalin apo vajzën nuk e dinte njeri për çfarë po flisje, sepse nuk jemi parti e tillë. Apo si partitë e tjera, që po përmende burrin dhe gruan, e dinë shumë mirë se për çfarë po flet.
Me këtë fjalim, disi më të zgjatur, Veliaj ka harruar 20% e vetë, ku i doli emri ashiqare në përgjimet e Ndranghettas. Ai nuk tregoi, nëse kur në partinë Socialiste përmendet 20% a e kthen dikush kokën. Pra, Lali Leku, pretendon se me fjalimet kundër partive të tjera do të mbulojë njollën e vetë, që jo vetëm shokët e tij partiakë ja dinë, por e di çdo shqiptar.

Categories
HOME

Tragjedi në Itali! Po ngjitej në mal me shokët, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në malin Marmagna, midis Pontremolit dhe Filatierës, në Itali. Mësohet se Marinel Senka, një djalë 18-vjeçar me origjinë shqiptare por një banor prej kohësh në Pontremoli, ku ai punonte, ka humbur jetën teksa ngjitej në mal. Mëngjesin e djeshëm i riu, së bashku me disa miq, u larguan nga Pontremoli për të ngjitur malin Marmagna. Me sa duket qëllimi ishte të ngjiteshin në livadhet Logarghena, megjithëse disa thonë se ata kaluan përmes Bosco del Corniglio, në Emilia. Por prezenca e madhe e dëborës dhe pjerrtësia e lartë e kanë vështirësuar edhe më shumë udhëtimin e të rinjve. Dy miqtë e shqiptarit njoftuan grupet e shpëtimit, pasi kishin humbur kontaktet me 18-vjeçarin Senka i cili u gjet i pajetë pasi kishte rënë nga lartësia e grykës. Mediat italiane raportojnë se Marinel Senka dhe dy miqtë e tij kanë punuar në një kompani ndërtimi që kishte funksionuar për ca kohë në Lunigiana. Është ende e pamundur të thuhet nëse ata ishin të pajisur apo jo për të ngjitur një majë të malit në dimër.

Categories
HOME

E treta në vend/ SHBA miraton vaksinën me një dozë të vetme të Johnson & Johnson

Rregullatorët e SH.B.A.-së kanë aprovuar zyrtarisht vaksinën Johnson & Johnson të koronavirusit, vaksina e tretë që autorizohet në vend dhe që do administrohet vetëm me një dozë. Vaksina është vendosur të jetë një alternativë me kosto efektive ndaj vaksinave Pfizer dhe Moderna dhe mund të ruhet në një frigorifer normal dhe jo me temperatura të jashtëzakonshme. Provat zbuluan se ajo parandalonte sëmundjet serioze, dhe ishte 66% efektive ndaj Covid-19. Kompania ka rënë dakord të sigurojë SHBA me 100 milion doza deri në fund të Qershorit. Dozat e para mund të jenë në dispozicion të publikut amerikan që nga java tjetër. Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Europian dhe Kandaja gjithashtu kanë porositur doza, dhe 500 milion doza janë porositur gjithashtu përmes skemës Covax për të furnizuar kombet më të varfra. Rezultatet nga provat e kryera në Sh.B.A, Afriken e Jugut dhe Brazil treguan se ishte më shumë se 85% efektive në parandalimin e sëmundjes serioze dhe 66% efektive në përgjithësi kur përfshiheshin raste të moderuara. Vlen të theksohet se 28 ditë pas vaksinimit, asnjë prej vullnetarëve nuk përfundoi në spital dhe nuk humbi jetën nga kjo dozë. Mbrojtja e përgjithshme ishte më e ulët në Afrikën e Jugut dhe Brazil, ku variantet e virusit janë bërë dominuese, por mbrojtja ndaj sëmundjeve të rënda ose kritike ishte “po aq e lartë”.

Burimi:bbc
Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

GAZETA OPINIONI

Categories
HOME

E shfrytëzonte për luftime të paligjshme/ Gjeli ‘hakmerret’ ndaj pronarit dhe e vret me thikë

Një gjel në Indi do të merret në gjykatë si provë pasi dyshohet të ketë vrarë pronarin e tij. Thuhet se gjeli ka vrarë pronarin e tij me një thikë që kishte te këmbët për luftë të paligjshme. Autoritetet thuhet se po hetojnë vdekjen e burrit dhe po gjurmojnë ata që janë përgjegjës për ngjarjen. Oficeri i policisë lokale B. Jeevan tha: “Ne po kërkojmë për 15 personat e tjerë të përfshirë në organizimin e luftës së paligjshme”. Oficeri Jeevan shtoi se gjeli do të merrej në gjykatë si provë në një datë të mëvonshme. Vitin e kaluar, një oficer policie në Filipine u vra nga një gjel luftarak gjatë një sulmi pasi gjeli i preu arterien me thikën që kishte në këmbë.

Burimi:ladbible
Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

GAZETA OPINIONI

Categories
HOME

112-vjeçarja nga Kuçova me shëndet të mirë vazhdon të punojë, por e çregjistrojnë nga gjendja civile

Një grua 112-vjeçe që jeton në fshatin Ferras të Njësisë Administrative Kozare në qytetin e Kuçovës fatmirësisht është ende e fortë dhe aktive. Qamile Marra ka lindur në 19 Gusht 1909 dhe jeton në këtë fshat që prej ditës kur është martuar e deri më sot dhe ka lindur 6 fëmijë. Gjatë një interviste për News24, nënë Qamilja tregon se gëzon shëndet të mirë vazhdon të bëjë vetë punët e shtëpisë dhe kujdeset për kopshtin e gjënë e gjallë. Ajo pohon se ajo kujdeset vetë për veten e saj që nga larja, krehja e deri tek larja me dorë e rrobave të saj, të cilat nuk do në asnjë mënyrë t’i fusë në lavatriçe. Ndërkohë në lidhje me pandeminë e Covid-19, ajo shprehet se nuk ka frikë nga koronavirusi.

Jeta është e shkruar nga Zoti, ka rënë kjo kolera dhe të gjithë janë trembur për jetën, por ne jemi kurbanë të perëndisë.
Djali i saj Hyseni tregon se edhe pse nëna e tij edhe pse gëzon shëndet të mirë, çuditërisht prej disa vitesh është çregjistruar nga regjistri i gjendjes civile dhe kjo ka ndodhur pa i njoftuar fare familjarët.