Categories
HOME

Zeka: Zgjedhjet në Kosovë i fiton Vetëvendosje. Por formimi i qeverisë është në pikëpyetje

Analisti Milaim Zeka, i ftuar në Top Talk bën një analizë për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë.

“Fitorja nuk do të jetë ashtu siç e pretendon Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Fitorja nuk do të jetë as sipas sondazheve. Vetëvendosja do të fitojë 40%, maksimumi 41% të votave, që përkon ndoshta me 45-46 mandate”, thotë Zeka.

Sipas tij, problemi kryesor është posti i presidentit, sepse nëse nuk zgjidhet vendi do të shkojë sërish në zgjedhje. “Janë dy probleme. Në rastin konkret, formimi i qeverisë është problem dytësor. Problemi kryesor është presidenti. Mos zgjidha e presidentit neve na çon automatikisht në zgjedhje të reja. Do të kemi zgjedhje zgjedhje prapë. Se kur, nuk e di, brenda disa muajve apo brenda muajit tetor, varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.

Zeka e arsyeton si jo logjike caktimin e Albin Kurtit kryeministër, pasi i është ndaluar nga Gjykata Kushtetuese të garojë për deputet, për shkak të përfshirjes në hetimet për krime lufte.

“A ka mundësi të jetë kryeministër i vendit një person, të cilët i është ndaluar kandidatura për deputet. Nuk është logjike. Me këtë njollë që ka kryeministri i ardhshëm i Kosovës dhe është ndaluar nga Gjykata Kushtetuese, cilët politikanë perëndimorë do të pranojnë të ulen me të”, thotë ai.

Zeka shton se duhet bashkëpunim me ambasadat që një qeveri të Kosovë të sigurojë qëndrueshmëri.

“Vetëm ndërhyrja e ambasadës së SHBA dhe të tjera, nëse bëjnë presion dhe nxjerrin një president/e të ri. Njëra nga kandidatet mund të jetë ambasadorja jonë në SHBA, Vlora Çipaku ose ish-ambasadori në SHBA, Avni Spahiu. Qeveritë në Kosovë nuk mund të mbijetojnë pa një bashkërendim me ambasadat. Nëse Albin Kurti nuk i bindet Washingtonit dhe Brukselit për dialogun me Serbinë, sërish do të rrëzohet”.

Ndër të tjera, akuzon Lëvizjen Vetëvendosje se ka pranuar kandidatë të përfshirë në korrupsion dhe jo vetëm: “Vetëvendosje është një parti që e ka hapur thesin për çdo kënd, për ekstremistët fetarë, ka kandidat për deputet që ka deklaruar publikisht se Izraeli duhet të zhduket nga faqja e dheut”.

Sipas analistit, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të kemi fitoren e Vetëvendosjes dhe negociata të gjata të Albin Kurti të bëhet kryeministër.Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published.