Menu
Gazeta Opinioni
  • HOME
  • SHENDETI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
Gazeta Opinioni

“E prekën fundin”/ Dalin bisedat në Whatsapp, si mbikëqyrësi i kontrollorëve ndikonte që të gjithë të plotësonin formularin e paaftësisë

Posted on 08/04/2021 by opinioni

Pas 13 orësh marrjesh në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për shkak të revoltës së krijuar në aeroportin e Rinasit e bllokimit të fluturimeve, u ekzekutua urdhër ndalimi për “shpërdorim detyre” për kreun e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Armando Fezga, përgjegjësen e turnit, Flora Ndreca dhe kontrollorin, Muhir Mezini.

Për këta të fundit janë kontrolluar edhe telefonat nga të cilët janë zbuluar disa biseda që tregojnë se si është organizuar greva që krijoi kaosin në aeroport.

Top Channel ka siguruar disa dëshmi të tyre. Kështu nga telefoni i Flora Mezinit përgjegjëse turni dalin biseda me një shtetas të quajtur Gersi Spaho ku thuhet: Mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqjen të gjithë, po shyqyr që u kujtuan të bëhen të gjithë bashkë, e prekën fundin?

Ndërkohë rezulton që shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar Olsi Petritit foto të folrmularit të paaftësisë të plotësuar në emër të tij dhe ky i fundit i ka shkruar se “në 12 jam aty”.

Më pas në datë 6 prill ,Mezini këtë foto ia ka ka dërguar dikujt me emrin Ezi foto të formularit plotësuar në emër të tij, ndërsa Ezi i thotë: E
mira është të shkruash më shkurt.

Nga biseda kuptohet se Mezini e orienton atë se si të plotësojë formularin, ndërsa rezulton se ai ka ndikuar te një sërë punonjësish që të bëjnë të njëjtën gjë.Top Channel

HOME

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te fundit

  • Nis sot muaji i Ramazanit, Rama uron besimtarët: Agjërim të lehtë, muaj i bekuar!
  • Afati për tërheqjen e pasaportave shtyhet deri në shtator 2021
  • Meta uron besimtarët mysliman për nisjen e muajit të Ramazanit: Të rizgjojmë shpresën për ditët më të mira që po afrojnë
  • Murati e la për Olën, por veprimi i Sindit na la gojëhapur
  • Të rinjtë tregojnë se si kursyen 13 mijë paund për 6 muaj dhe blenë një shtëpi
  • Pija që largon helmet nga trupi e pini para se të flini dhe dhjami në bark do të zhduket!
  • FOTO/ Gjyshja 63-vjeçare që po çmend djemtë me trupin e palestruar
  • Gjethet e limonit, zgjidhja natyrale për problemet me fytin, migrenën dhe astmën!
  • Urim zemre nga Presidentja Vjosa Osmani për muajin e shenjtë të Ramazanit: Do kujdesemi për njerëzit tanë
  • Parashkimi motit/ Rikthehen reshjet e shiut, dita nis me vranësira
©2021 Gazeta Opinioni | Powered by WordPress & Superb Themes