Menu
Gazeta Opinioni
  • HOME
  • SHENDETI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
Gazeta Opinioni

FOTOLAJM/ Bllokimi i fluturimeve! Situatë e pazakontë, qielli shqiptar bosh

Posted on 08/04/2021 by opinioni

Bllokimi i fluturimeve prej dy ditësh në aeroportin e Rinasit prej revoltës së kontrollorëve të AlbControl duke lënë punën ka krijuar një situatë të pazakontë në vend.

Nga fotoja ajrore vihet re se qielli shqiptar është bosh, kurse në shtetet shqiptare qarkullimi është normal.

Pas 13 orësh marrjesh në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për shkak të revoltës së krijuar në aeroportin e Rinasit e bllokimit të fluturimeve, u ekzekutua urdhër ndalimi për “shpërdorim detyre” për kreun e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Armando Fezga, përgjegjësen e turnit, Flora Ndreca dhe kontrollorin, Muhin Mezini.

24 kontrollorë janë shoqëruar nga policia që nga ora 23:00 e ditës së djeshme, pasi Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, ndërsa 21 u liruan mëngjesin e sotëm.
65 kontrollorë të trafikut ajror kanë ndaluar punën ditën e djeshme duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave si: rikthim i kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare e plotë për vitin 2020; një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.

Bllokimi i punës ka sjellë anulimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si dhe bllokimin e dozave të vaksinës që priteshin të vinin./Top Channel

HOME

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te fundit

  • Nis sot muaji i Ramazanit, Rama uron besimtarët: Agjërim të lehtë, muaj i bekuar!
  • Afati për tërheqjen e pasaportave shtyhet deri në shtator 2021
  • Meta uron besimtarët mysliman për nisjen e muajit të Ramazanit: Të rizgjojmë shpresën për ditët më të mira që po afrojnë
  • Murati e la për Olën, por veprimi i Sindit na la gojëhapur
  • Të rinjtë tregojnë se si kursyen 13 mijë paund për 6 muaj dhe blenë një shtëpi
  • Pija që largon helmet nga trupi e pini para se të flini dhe dhjami në bark do të zhduket!
  • FOTO/ Gjyshja 63-vjeçare që po çmend djemtë me trupin e palestruar
  • Gjethet e limonit, zgjidhja natyrale për problemet me fytin, migrenën dhe astmën!
  • Urim zemre nga Presidentja Vjosa Osmani për muajin e shenjtë të Ramazanit: Do kujdesemi për njerëzit tanë
  • Parashkimi motit/ Rikthehen reshjet e shiut, dita nis me vranësira
©2021 Gazeta Opinioni | Powered by WordPress & Superb Themes