Categories
HOME

“Defender-Europe 21”, mos e humbisni këtë video nga Ministria e Mbrojtjes

Është përmbyllur me sukses stërvitja fushore e njësive të FSK-së në kuadër të Stërvitjes “Defender-Europe 21”.

Njësitet e FSK-së kanë mbajtur stërvitje ushtarake pothuaj më e madhja deri më tani, me ushtarët e NATO-s, nën udhëheqjen e ushtrisë amerikane.

Ministria e Mbrojtjes, ka postuar një video ku janë përmbledhur momentet më të mira nga kjo stërvitje.

VIDO

 

Categories
HOME

Kurti pas vendimit për heqjen e homologimit: Filloi fundi i zhvatjes

Pas marrjes së vendimit për largimin e homologimit për veturat që vijnë nga shtetet e tjera në mbledhjen e Qeverisë së mbajtur të premten, kryeministri Albin Kurti ka bërë një reagim.
Kurti, përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ka thënë se ka ardhur, siç thotë ai, fundi i zhvatjes nga homologimi, derisa ka pasur kritika edhe për qeveritë e kaluara.

Në anën tjetër, ai ka thënë se mbetet në dorën e deputetëve për ndryshimin e Ligjit për Automjete.

“Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit. 12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”, ka deklaruar Kurti.

Njësoj është deklaruar edhe zëdhënësi i kryeministrit, duke thënë përmes një konference se fati për homologimin e veturave mbetet në dorën e deputetëve.

“Një nga vendimet kryesore është mendimi që Qeveria i ka dhënë Kuvendit në lidhje me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për automjete. Në këtë mënyrë ne po e bëjmë hapin e duhur dhe hapin e radhës për të larguar homologimin si detyrim për veturat e importuara nga shtetet e BE-së. Tash kjo çështje kalon në Kuvendin e Kosovës dhe presim që shumë shpejt të përfundojë edhe si procedurë edhe si proces”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Categories
HOME

Vjosa Osmani pas marrëveshjes me Pfizer: Do kemi vaksina mjaftueshëm për qytetarët

Presidentja Vjosa Osmani e ka mirëpritur lajmin për blerjen e 1.2 milion vaksinave anti-Covid të kompanisë amerikane Pfizer.

Osmani, përmes një reagimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’ ka thënë se kjo sasi e vaksinave është e mjaftueshme që të fillohet vaksinimi masiv në qytetarët, shkruan Gazeta Express.

“Sot, Kosova arriti marrëveshje me Pfizer për mbi 1 milion e 213 mijë vaksina. Përkundër sfidave fillestare, pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve të Kosovës, do të kemi sasi të mjaftueshme të vaksinave për të filluar vaksinimin masiv të qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo.

Përgjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se Kosova ka arritur të sigurojë 1.2 milion vaksina, të cilat do vijnë deri në fund të këtij viti.

Postimi i plotë:

Sot, Kosova arriti marrëveshje me Pfizer për mbi 1 milion e 213 mijë vaksina. Përkundër sfidave fillestare, pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve të Kosovës, do të kemi sasi të mjaftueshme të vaksinave për të filluar vaksinimin masiv të qytetarëve tanë.

Përgëzoj në veçanti Ministrinë e Shëndetësisë për këtë arritje të rëndësishme. Me sigurimin e kësaj sasie të konsiderueshme të vaksinave, do të arrijmë të mbrojmë shëndetin e qytetarëve tanë, si dhe të trasojmë rrugën e sigurt për hapje të ekonomisë.

Deri në përmbylljen e vaksinimit masiv, ju ftoj që të kujdeseni për veten si dhe për më të dashurit tuaj. Të kemi besim në njëri-tjetrin. Të kemi besim se këtë sfidë të rëndë do ta tejkalojmë së bashku!

Categories
HOME

I dridhet zëri gazetarit Ilir Ikonomi: Kjo ishte dita ime e fundit në “Zërin e Amerikës”

Pas tre dekadash tek Zëri i Amerikës, gazetari Ilir Ikonomi drejtoi të premten emisionin e fundit të një karriere, gjatë së cilës ka mbuluar ngjarje madhore në Shetet e Bashkuara, Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku ka publik shqipfolës.

Ja përshëndetja e tij për audiencën e Zërit të Amerikës:

“Përpara se të ndahemi, do të desha t’ju njoftoj se kjo është dita ime e fundit në Zërin e Amerikës. Pas kësaj, unë dal në pension për të ndjekur pasione të tjera në jetën time.

Pas pothuajse tre dekadash, ndihem i privilegjuar që punova në këtë institucion kaq të respektuar që tradicionalisht njihet si zëri i së vërtetës. Por unë do të desha t’ju them ju të gjithëve, shikuesve tanë: ju faleminderit për mundësinë që më dhatë për të hyrë në shtëpitë tuaja, për të folur hapur me ju, për të ndarë me ju lajmet nga Amerika dhe nga bota.

Në këto momente kujtoj njërën nga ngjarjet kulmore të karrierës sime – 12 qershorin e vitit 1999 kur hyra në Kosovë bashkë me trupat e NATO-s dhe raportova prej andej për Zërin e Amerikës me një telefon satelitor.

Ngjarje si kjo dhe të tjera do të mbeten të pashlyera në kujtesën time.

Kur u krijua Zëri i Amerikës rreth 80 vjet më parë, prezantuesi i saj William Harlan Hale, tha disa fjalë monumentale që ne i përmendim vazhdimisht si kredon tonë. Ai tha: “Lajmet mund të jenë të mira për ne, ose të këqia. Ne do t’ju themi të vërtetën.”

Të raportosh të vërtetën nuk është diçka e lehtë sepse kërkon guxim, kërkon punë. Dhe unë besoj se gazetarëve të Zërit të Amerikës, që punojnë jashtë ndërhyrjes nga qeveria, mund t’u njihet plotësisht kjo meritë.

Prandaj them se për mua ka qenë një nder, nëse kam ndihmuar sado pak në këtë përpjekje.

Për Zërin e Amerikës, unë jam Ilir Ikonomi.

Natën e Mirë!”

Categories
HOME

Yuri Kim takim “Blic” në SPAK, bën deklaratën e fortë: Do ndëshkohet kush ka bërë krìme, askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot në takim të papritur në SPAK, me drejtuesin Arben Kraja dhe drejtoren e BKH-së, Aida Hajnaj.

Pas vizitës së frytshme, diplomatja më e lartë në vendin tonë ka bërë një deklaratë të fortë në rrjete sociale. Kim thotë se koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar dhe se drejtësia do të vihet për këdo.

“Qoftë për ata që kanë bërë korrupsion, kr im të organizuar, apo në zgjedhje”, shkruan Kim në Twittër.

Shënimi i plotë i Yuri Kim

2021 filloi me raste të mëdha nga SPAK. Sot, në takimin tonë me shefin Kraja dhe drejtoren Hajnaj më siguruan që ata janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi dhe për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin. Qoftë për k orrup sion, kr im të organizuar, apo zgjedhje, koha e pandëshkueshmërisë po mbaron.

Categories
HOME

Kura natyrale me ujë dhe limon ju ndihmon që të hiqni dhimbjen e stomakut dhe urthin

Dhimbja e stomakut është shumë e rëndë dhe zgjidhja për ta qetësuar është gjëja që na duhet më shumë. Ndërkohë që shkak për këtë dhimbje mund të jetë refluksi apo urthi, që ndodh kur acidi nga stomaku juaj arrin në fytin tuaj. Kjo mund të shkaktojë ndjesinë e djegies dhe acarim në ezofagun tuaj.

Ka prova shkencore se ushqimet e pasura me acid askorbik, të tilla si lëngu i limonit, ndihmojnë në mbrojtjen e stomakut nga disa tumore të caktuara dhe dëmtime të tjera. Këto gjetje ishin veçanërisht të vlefshme për njerëzit që vuajnë nga ulçerat peptike.

Megjithëse lëngu i limonit është mjaft acid, sasi të vogla të përziera me ujë arrijnë të kenë një efekt alkalizues kur tretet. Kjo arrin të ndihmojë neutralizimin e acidit në stomakun tuaj. Nëse vendosni të provoni këtë trajtim në shtëpi, duhet të përzieni një lugë gjelle lëng limoni të freskët me 250 mililitra ujë. Pastaj pijeni përzjerjen rreth 20 minuta para çdo vakti ngrënie për të ndihmuar në parandalimin e simptomave që mund të shkaktohen nga ushqimi.

Sigurohuni që ta pini këtë përzierje përmes një kallami ose pipëze plastike nëse është e mundur. Kjo mund të parandalojë acidin të bjerë në kontakt me dhëmbët tuaj pasi mund të shkaktojë gërryerje të smaltit të dhëmbëve. Asnjëherë nuk duhet të pini direkt lëng limoni për shkak të aciditetit të tij të përqendruar.Lëngu i limonit duhet patjetër të tretet me ujë për të qenë efektiv. Mund ta përdorni kurën e mësipërme për një periudhë 3-4 javore dhe ta përsërisni sa herë urthi dhe refluksi shkaktohen në organizmin tuaj.

Nëse jeni të interesuar ta provoni këtë kurë natyrale në kushtet e shtëpisë, mos harroni ta trazoni plotësisht lëngun e limonit me sasinë e duhur të ujit. Shtoni jo më shumë se një lugë gjelle lëng limoni. Ju mund të provoni të pini një sasi të reduktuar në fillim për të përcaktuar se çfarë lloj efekti mund të ketë për tretjen tuaj. Në këtë rast, pini vetëm gjysmën e sasisë së përmendur më lart. Nëse nuk keni probleme me aciditetin, atëherë vazhdoni të provoni sasinë e plotë. Nëse simptomat e urthit dhe refluksit vazhdojnë, duhet të flisni me mjekët. Ata mund të ndihmojnë në hartimin e planit më të mirë të trajtimit për ju./AgroWeb