Categories
HOME

Edhe sa kohë del në pension Ramadan Krasniqi-Dani?

Ramadan Krasniqi i njohur edhe si Dani, lindi më 5 gusht të vitit 1958 në qytetin e bukur të Pejës.

Dani është zëri i mrekullueshëm i muzikës popullore, por edhe asaj të lehtë, shkruan “Kosovarja”.

Karrierën si këngëtar e filloi me orkestrinën “Vëllezërit Bakraqi” pas shumë paraqitjeve si i ri, në grup me kolegët, për herë të parë si solo-këngëtar, u prezantua në mbrëmjen festive të pritjes së Vitit të Ri, 1973/1974.

Ka më se 34 albume muzikore te edituara në treg, të gjithë të mbushur me këngë hite dhe të paharruara nga publiku, ani pse 63 vjeç, Ramadan Krasniqi-Dani, është ende mjaftë aktiv, i kërkuar dhe i pëlqyer nga publiku, madje edhe nga të rinjët që ia dijnë këngët përmendsh.

Categories
HOME

Tea Trifoni: Kam bërë betim që nuk përzihem me asnjë nga Kosova

Mbrëmë në emisionin ‘Goca dhe Gra’ ka qenë i ftuar ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari e bashkë me të në studio komentuan banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri – “Big Brother VIP” Tea në një moment tha se nuk pëlqente asnjë nga djemtë në shtëpi, qoftë edhe fizikisht.

Ndërsa, Fatma i përmendi Granitin si një nga djemtë më të pashëm.

“Kam bërë betim që nuk përzihem me asnjë nga Kosova”, tha Tea, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Kujtojmë, se gjatë kohës që ishte në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, Tea Trifoni kishte njohur ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepi, e që nga programi ajo doli si çift me Andin, por më pas treguan se kanë qenë të detyruar nga produksioni për shkak të pëlqimit nga publiku dhe se me Beartin ka kohë qe është e lidhur.

Mirëpo, pas pak kohësh dyshja u ndanë dhe nuk i kursyen as ‘thumbat’ në rrjete sociale.

Siç duket kjo lidhje e ka bërë Tean të heqë dorë nga djemtë kosovarë ndërkohë, një javë më parë, Tea deklaroi se ishte beqare, duke konfirmuar kështu ndarjen nga i dashuri, por pa dhënë detaje të tjera.

Categories
HOME

“Më pëlqen shumë Graniti”, Fifi flet me lot në sy

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show – BigBrother u rikthye, por tani në një format tjetër, me personazhe të njohura ‘VIP’.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Fifi është përlotur për shkak të situatës që është krijuar në shtëpi dhe ndarjeve të banorëve në grupe.

Teksa, ajo fliste me Beatrixin duke i shpjeguar situatën në të cilën ndodhej, pranë tyre u afrua dhe Graniti.

Gjatë bisedës, Fifi e tha hapur se e pëlqen vërtetë Granitin, por nuk mund të jenë asgjë më shumë se shokë.

Ajo tregoi edhe për ng.acmimet që i kanë bërë Sheila me Semin duke thënë se pa u bërë 24 orë që kishin rënë dakord për të qenë shokë, ato kishin nisur ta ng.acmonin.

“Unë nuk kam luajtur me këtë njeriun këtu më pëlqen shumë me të vërtetë ama unë me të nuk funksionojmë, ne funksionojmë si shokë.

Unë dhe ky lidhje nuk mundemi dhe kemi bërë ‘deal’ që me mbet shokë hala nuk ishin bërë 24 orë dhe çohen 2 shoqet e mia duke e ng.acmuar këtë.

Ke të drejtë, por pse po e ng.acmon? A më ke shoqe? Ndërkohë më parë kemi bërë debat, ne nuk ia nga.cmojmë shoqeve as atë me të cilin ka folur me të”, u shpreh Fifi.

Categories
HOME

Rudina Magjistari bën ndryshimin e madh, nga bionde transformohet në brune

Rudina Magjistari është një nga moderatoret shqiptare ikonike të ekranit.

Prej vitesh, ajo është aktive në media dhe kjo ka bërë të jetë shumë e kërkuar nga publiku.

Daljet e saj të përditshme në ekran, kanë bërë që Rudina të merret me kurimin e ‘look-ut’ në çdo detaj.

Edhe pasditen e sotme, moderatorja nuk e lanë pas pamjet e jashtme lidhur njëherazi me festën e Halloween-it.

Ajo ka vendosur një palë paruke dhe është kthyer si rrallëherë në brune.

Rudina është munduar të tregohet “e frikshme”, por ëmbëlsia e saj e ka bërë të rrezatojë si gjithmonë.

Categories
HOME

Edi dhe Ada e akuzuan se nxori foton/ Reagon Ritvana: Isha në të njëjtin restorant me ta, por…

Ritvana ka reaguar pas akuzave të Edit dhe Adës, se ishte ajo që nxori foton ku ata shiheshin në shoqërinë e njeri-tjetrit duke drekuar në një restorant.

Ritvana ka sqaruar se ka qenë në të njëjtin restorant ku ishin edhe ata, madje janë përshëndetur, por asesi nuk do kishte bërë dhe nxjerrë në foto të tyre.

Ajo tha se Edi akuzon një shoqen e saj që ka nxjerrë foton.

“Edi ka akuzuar shoqet e mua se unë kam qenë e ulur me shpinë dhe skam pas fare, ajo foto duket shumë qartë se është këndi dhe foto duket që është kapur aq larg nga këndi ku ne ishim por me aq sa i njoh unë ato nuk e bëjnë asgjë me dijeninë time.

Edi e ka problemin me shoqen time, se kur dolëm nga lokali u takuam edhe ajo nuk i dha as dorën.

Ata kanë ardhur në një orar që ka qenë plot me njerëz, Ada tha që e njeh pronarin e restorantit dhe i thash që jam shumë e hapur që të hapin kamerat”, tha Ritvana.

Categories
HOME

Motra e Granitit publikon mesazhet me motrën e Fifit pas ofendimeve në Instagram

Prezantuesja Genta Cana ka dhënë përgjigjet e saj pas stuhisë në rrjete sociale gjatë javës.

Ajo u sqarua sa i përket raportimeve se ka ofenduar Fifin.

Genta tregoi çka i ka thënë familjes së Fifit teksa u pyet edhe sa i përket raportimeve se një nga ish të dashurat e Granitit ka hyrë në shtëpi të martën.

Shiko videon:

Categories
HOME

Arben Vitia del për kafe me familje, vëmendjen merr bashkëshortja e tij

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia po kalon vikendin me familjen e tij.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Vitia ka thënë se këtë ditë me mot të mirë e ka filluar me ata që e inspirojnë çdo ditë.

“Një e diel me mot të mirë që fillon me ata që më inspirojnë çdo ditë — familjen time”, ka shkruar Vitia.

Categories
HOME

Kallashi: U kënaqëm e s’po na sheh kush…

Kallashi njihet për jetën e saj të natës që e bënë dhe e tregon gjithmonë se e shijon shumë.

Me këtë gjë edhe u bë e njohur në publik duke shfaqur talentin e saj përmes vallëzimit, shkruan “Kosovarja”.

Donjeta Kasumi (emri i vërtet), është mjaft aktive në rrjetet sociale ku tregon momente nga jeta e saj edhe e përditshme përpos asaj profesionale.

Sipas informacioneve valltarja ka disa kohë që ka udhëtuar drejt Zvicres derisa edhe po tregon përmes storjeve se atje është duke frekuentuar klube të ndryshme të natës krahë shoqërisë së saj.

Kështu së fundi ka postuar një status në InstaStory ku thotë: “U kënaqëm e s’po na sheh kush”.

Si duket përmes këtij shkrimi Donjeta na tregon se është duke e shijuar pushimin e saj në vendin e bukur të Zvicres saqë ajo që tregon në rrjete nuk është krejtësisht kënaqësia që ajo ka brenda saj.

Mirë apo keq që nuk e shohin të tjerët, askush, po me rëndësi që Kallashi e sheh veten që po kënaqet.

Categories
HOME

Foto e papublikuar: Lutfi Haziri në uniformë ushtarake

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në një fotografi të rrallë të tij, shihet me uniformë ushtarake dhe i armatosur me një automatik dhe një revole.

Fotografia është shkrepur në mars të vitit 1999, në kohën kur Lutfi Haziri kishte dalë nga burgu dhe ka qenë duke qëndruar ilegal shkaku i luftës në Kosovë.

Haziri do përballet në balotazh me kandidatin e VV-së dhe synon ta vazhdojë mandatin e tretë radhazi si kryetar i Gjilanit.

Categories
HOME

“Twerk” e lëvizje provokuese para pishines nga banorja e Big Brother

Vajzat në Big Brother kënë nisur ditën me muzikë e vallëzim afër pishinës.

Beniada dhe Beatrix kanë shijuar në maksimum rrezet e diellit, duke vallëzuar.

Është Beniada ajo që ka bërë vallëzim provokues.

Teksa ka bërë twerk,vuri në fokus linjat e bukura trupore që posedon.