Categories
HOME

60 milionë euro të çuara dëm, detajet e kalimit të sulmuesi serb në Serinë A

Luka Jovic, edhe pse u ble për 60 milionë euro tek Eintracht Frankfurti, nuk ia doli të bindte asnjë ditë me fanellën e Realit të Madridit.

Sulmuesi serb u dërgua sërish në Gjermani në huazim që të “ndizte”, gjë që rezultoi pa efekt. Tashmë në Spanjë i kanë bërë dalje Jovicit dhe pritet që të zyrtarizohet transferimi në kampionatin italian, ku do të veshë fanellën e Fiorentinës.

Marrëveshja është arritur dhe Jovic do të kalojë te klubi “Vjollcë” falas. Sulmuesi do të nënshkruajë një kontratë 2+2 me pagë fillimisht 2.5 milionë euro. Reali i Madridit do të përfitojë gjysmën e vlerës, nëse Jovic shitet në dy sezonet e para nga Fiorentinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.