Categories
HOME

U kritikua për shifrën e lartë që kërkoi për në ‘Alba Festival’, reagon Loredana

Loredana nuk mori pjesë në “Alba Festival” sepse kërkoi të paguhej 120 mijë euro për pjesëmarrjen e saj, kjo shifër e lartë u refuzua nga organizatorët e festivalit.

Reperja ka marrë shumë kritika në rrjet pasi në festival nuk munguan figura të njohura publike si Elvana Gjata, Mozzik, Ledri Vula, Mc Kresha, Kida, Tayna, Butrint Imeri e shumë të tjerë.

Ndjekësit dhe fansat e kanë konsideruar kërkesën e Loredanës si diçka shumë të tepruar.

Mirëpo, si për “të justifikuar” veprimin e saj, reperja ka publikuar një foto në rrjete sociale që tregon qartë se ajo është mësuar me luksin dhe me jetën e shtrenjtë, Loredana ka publikuar një foto me para në dorë dhe me varëse të shtrenjta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.