Categories
HOME

“Shpresoj që të shërohesh”/ Pasi iu uroi lumturi çiftit Bora-Donald, Beatrix Ramosaj nuk ndalet, iu dërgon një tjetër mesazh

Pasi iu uroi lumturi Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, Beatrix Ramosaj ka publikuar disa statuse të dyshimta në rrjetet socaile.

Këngëtarja kishte marrë një pausë nga Twitter, ku së fundmi nuk ka qenë shumë aktive. Ajo është rikthyer me një foto ku shkruan: “E ka bërë për juve” shoqëruar me disa emoji. Fansat e saj kanë reaguar përmes komenteve duke shkruar se iu kanë munguar postimet e këngëtares në rrjetin social. Por vëmendje mori edhe mbishkrimi i fotos që ajo kishte vendosur, pasi fraza është tashmë virale që kur u tha për herë të parë nga Ilir Shaqiri në BBV.

Kujtojmë se ish i dashuri i Beatrix, Donald Veshaj ka “thumbuar” vetëm pak ditë më parë Ilir Shaqirin me frazën e tij. Ai ka postuar në instastory këngën më të re të Sabianit ku shkruan: “E ka bërë për mua këtë.” Kjo është shprehja “legjendare” e fituesit të Big Brother Vip, e cila është bërë virale kudo.

Më tej në një tjetër status Beatrix shkruan: “Nuk kam energji në mua që të urrej dikë. Unë ose të dua, të uroj më të mirat ose shpresoj që të shërohesh”

Kjo është marrë nga ndjekësit e saj si kunjë ndaj çifti Bora-Donald, të cilit e lidhin me “urimin” që ajo bëri për ta.

“A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”- tha Triksa, e cila dukej paksa në siklet, kur u pyet për ribashkimin. Kjo deklaratë e këngëtares pason atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për herë të parë për ribashkimin e çiftit.

“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donaldi, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale. Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj. Pak ditë më parë në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin, ku foli në lidhje me këngët e saj. Ajo tha se asnjëra prej tyre nuk është dedikim duke shtuar se ajo as nuk i ka shkruar vetë tekstet e tyre.

Vlen të theksohet se në fakt Beatrix i ka dedikuar një këngë Donaldi, gjë që e ka pranuar vetë ajo. Bëhet fjalë për projektin i cili mban titullin “Faj” që e lançoi pas dajes nga formati. Në tekstin e këngës këngëtarja nga Kosova rrëfente paragjykimet që ka marrë. Ajo theksonte se njerëzit e kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata përjetojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.