Categories
HOME

Çfarë ndodhi gjatë natës tek Kryeministria? Berisha nxjerr videon dhe tregon blindimin e pazakontë si asnjëherë më parë të kryeministrisë

Protesta e thirrur këtë 7 korrik përpara Kryeministrisë ka vënë në lëvizje kreun e qeverisë Edi Rama.

Të mërkurën paradite kërpudha e vendosur para godinës së qeverisë është hequr. Ndërkohë që punonjësit e administratës kanë marrë masat në mbrëmje për të mbrojtur ballomën me drita para Kryeministrisë, e cila është rrethuar dhe salduar me një shtresë për ta mbrojtur nga goditjet.

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar dhe një video mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale teksa shihet duke u punuar për të mbuluar ballomën me drita.

“Qytetari ka një pyetje per Edvinin! sb”, shkruan Berisha ndërkohë që në video dëgjohet zëri i një djali të ri që thotë: “Ku kanë dalë fondet për këtë lloj blindimi te Kryeministrisë?

Leave a Reply

Your email address will not be published.