Categories
HOME

Krahu i djathtë i Johnson i kthyer në armik: Dëbojeni sot, ose do shkaktojë masakër

Dominic Cummings, ish krahu i djathtë i Boris Johnson, tashmë i kthyer në armik, u ka kërkuar konservatorëve që ta largojnë atë nga posti i kryeministrit sot, dhe jo ta lënë atë të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm.

Cummings, i cili e ka sulmuar vazhdimisht Johnson që kur u shkarkuar në nëntor 2020, shkroi në Tëitter: “Dëbojeni sot, ose ai do të shkaktojë masakër“.


Më shumë ministra dhe ish-aleatë tërhoqën mbështetjen e tyre për kryeministrin britanik dhe i kërkojnë  atij të japë dorëheqjen , por Johnson rezistoi duke thënë se do të luftonte, të paktën për momentin,  edhe pse skandali i fundit seksual i deputetit konservator Kris Pincher që përfshiu Doëning Street po e fundos atë gjithnjë e më shumë.

Tani Johnson ka vetëm dy mundësi ose të japë dorëheqjen sot, ose kundërshtarët e tij do të lëvizin çdo gurë për ta rrëzuar atë maksimumi brenda javë së ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.