Categories
HOME

Rama: E kundërligjshme kërkesa e qeverisë për t’i nxjerrë mësimdhënësit grevistë nga lista e pagave

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka thënë se është e drejtë e institucioneve arsimore dhe e administratës që të vihen në grevë.

Andaj, sipas Ramës, kërkesa e qeverisë për t’i nxjerrë nga lista e pagave mësimdhënësit grevistë, është e kundërligjshme.

“Kërkesa e Qeverisë së Kosovës bërë Drejtorive Komunale të Arsimit për t’ua nisur listat e mësimdhënësve grevistë, që t’i nxjerrë ata nga lista e pagave, është e kundërligjshme. Por është e drejtë legjitime e qeverisë që mësimdhënësit t’i nënshtrojë në testin e rivlerësimit, proces ky që duhet të ishte ndërmarrë që moti”, ka shkruar Rama në facebook.
Rama ka këshilluar të mos ndërpritet dialogu në mes të qeverisë dhe sindikatave dhe të gjendet një kompromis.

Categories
HOME

Abdixhiku: Shantazh jodemokratik, akt i shëmtuar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se gjëja e fundit që kanë nevojë mësimdhënësit në mesin e një krize ekonomike, është ndalja e pagave të tyre.

Vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos ekzekutuar pagat e gushtit për punëtorët e sektorit publik, Abdixhiku e ka quajtuar shantazh jodemokratik dhe akt të shëmtuar.

“Gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publik kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre – burimit të vetëm të mbijetesës. Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale – ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik”, thuhet në reagimin e tij.
“E ftoj Qeverinë për dialog në vend të arrogancës. Mësimdhënësit e zyrtarët shtetëror janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare – në këtë masë – nuk do të durojë gjatë”, ka shkruar ai në fund.

Categories
HOME

Ashpërsohen reduktimet, 3 orë me rrymë 3 pa rrymë

Reduktimet me energji elektrike janë ashpërsuar dukshëm.

Qytetarët kanë raportuar se në kryeqytet dhe qytetet e tjera të vendit sot, gjatë ditës, ka pasur reduktime deri tri herë në ditë, madje edhe treorëshe.

Një gjë e tillë mund të konfirmohet edhe nga aplikacioni digjital “EKesco” [në të cilin jepen njoftimet për reduktime] ku rezulton se ka pasur njoftime për reduktime treorëshe dhe deri në tri herë në ditë.

Margarita Rashiti, zëdhënëse në këtë kompani, ka thënë për Klankosova.tv se reduktimet vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë edhe më herët – nga dy orë në ditë.

“Nuk kisha me thënë që reduktimet janë tri herë në ditë, por për shkak të konsumit të madh jemi të detyruar të bëjmë diçka. Reduktimet po vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë me nga dy orë”.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Bucolli, i cili ka konfirmuar se po vazhdojnë të punojnë me të njëjtin ritëm dhe nuk ka asnjë prishje të re që do të shkaktonte më shumë reduktime.

Ai ka thënë se së shpejti pritet që të kthehen në funksion blloqet e rëna çka do të përmirësonte situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Categories
HOME

Hungaria dhe Turqia do të marrin pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd

Në samitin e radhës të iniciativës Ballkani i Hapur, që mbahet më 2 shtator në Beograd, krahas organizatorëve, do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia.

Sipas presidencës serbe, liderët e vendeve që kanë krijuar këtë nismë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Sikur edhe në takimin e fundit të kësaj iniciative, të mbajtur në Ohër, të pranishëm do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija.
Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj.

Në samitin e radhës pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve bilaterale.

Sipas presidencës serbe, liderët pritet të takohen me përfaqësues të institucioneve që merren me tërheqje të investimeve dhe të grupeve të krizave për furnizim me ushqim dhe energji.

Nga kabineti i kryesuesit të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se, Tegeltija nuk ia ka konfirmuar pjesëmarrjen presidencës së Bosnjës.

“Presidenca e Bosnje-Hercegovinës nuk ka qëndrim për t’iu bashkuar iniciativës Ballkani i Hapur dhe as kryetari i Këshillit të Ministrave nuk ka ofruar hollësi lidhur me pjesëmarrjen e tij në Beograd”, ka thënë kabineti i Xhaferoviqit.

Vetë Tegeltija ka thënë në Ohër se “Bosnje-Hercegovina nuk ka konsensus për Ballkanin e Hapur”.

“Arsyet (për mungesë konsensusi) dalin nga paragjykimet rreth asaj se kush e ka propozuar iniciativën, kush do të përfitojë, a përbën ajo zëvendësim për Bashkimin Evropian, por lidhet edhe me ndikimet politike. Jam këtu, sepse e di që komuniteti i biznesit në Bosnje mbështet ‘Ballkanin e Hapur’”, ka thënë ai.

Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Deri më tani janë nënshkruar disa marrëveshje që mëtojnë të lehtësojnë lëvizjen në mes të shteteve.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë përkrahur këtë nismë, ndonëse kanë përsëritur se për të qenë e suksesshme, në të duhet të përfshihen të gjitha shtetet.

Categories
HOME

Ish e dashura e Don Xhonit reagon e revoltuar pasi konfirmoi lidhjen e re

Ish e dashura ruse e Don Xhonit konfirmon lidhjen e re? - Gazeta Express

Ka muaj që reperi nga drenica Don Xhoni është ndarë nga modelja ruse, Ariana Lirey.

Mirëpo, raporti në mes reperit dhe modeles vazhdon të komentohet në media.

Në mediat shqiptare po qarkullon lajmi se Ariana, është në një lidhje të re dashurie e kjo nxiti reagimin e kësaj të fundit.

“Për mua kjo është histori e përfunduar. Ju lutem mos e lidhni më emrin tim me Xhonatanin. Faleminderit të dashura media.”, shkroi ajo në InstaStory. /Lajmi.net/

Categories
HOME

‘’E keni bërë të madhe shtatzëninë’’, Einxhel ia ‘’mbyll gojën’’ ndjekësit publikisht

E rëndë/ Vëllai vret vëllain dhe kunatën në mes të Tiranës

Einxhel Shkira po shijon pritjen e ëmbël, prezantuesja dhe partneri i saj Dj Dagz po presin të bëhen prindër për herë të parë.

Ka pak javë që çifti kanë konfirmuar lajmin e ëmbël përmes një video të përbashkët ku Einxhel zbulon barkun e fryrë për herë të parë.

E teksa vëmendja e medias dhe fansave të tyre është tek Einxhel dhe shtatzënia, dikujt i është dikur se u bë më e madhe se që duhet.

Mesazhin e tij Einxhel e ka publikuar bashkë me emrin e tij duke i kthyer publikisht përgjigje.

‘’Pse a mos je gjë edhe ti përveç meje? Për veten time e vetmja jam dhe për mua shumë e madhe është se nuk lind çdo muaj. E nëse ty të duket gjë e vogël të jesh shtatzënë atëherë po më dhimbset jot ëmë që të ka mbajt 9 muaj në bark e të ka rritë sa një gomar për me i bë këto komente një vajze shtatzënë’’, ishte përgjigja e Einxhel.

Tutje në postimin ajo ka shkruar: Ndërkohë realiteti jonë maskilist që e trajton shtatzëninë sikur po han një tas groshë a thu spo bën një qenie tjetër. Po skeni faj se ca gra më mirë të kishin ngrënë një ras groshë se të bënin ca si puna juaj./panorama

 

Categories
HOME

Inis Gjoni leksione për foto spektakolare

Inis Gjoni leksione për foto spektakolare

Inis Gjoni është një nga vajzat më të bukura shqiptare, ku gjithmonë ka bërë diferencën.

Por jo vetëm kaq, së fundmi, ajo ka publikuar disa foto me poza mjaft perfekte.

Ku nxjerr në pah anët e saj më të mira, një gjë është e sigurt, që ka dhënë disa leksione mjaft të vlefshme për vajzat.

Ndonse vitet kalojnë Inisi nuk ka ndryshuar aspak dhe vazhdon të jetë në super formë./kryefjala

Categories
HOME

Pas Prishtinës, Fifi dhe Monika Lubonja bën parapërgatitjet për protestën e Tiranës

Fifi ka dy fjalë të ëmbla për Monika Lubonjën në 54-vjetorin e saj të  lindjes

Pas Prishtinës, edhe Tirana solidarizohet ditën e sotme(31 gusht) në protestë, pas ngjarjes se rende te ndodhur dite me pare ne Prishtine.

Paraditen e sotme të shumtë kanë qenë qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm edhe shumë figura të njohura që kanë marshuar rrugëve të Prishtinës, me thirrje per mbrojtjen e grave dhe vajzave.

Protesta në Tiranë do të mbahet sot në orën 18:30 në ‘Sheshin Nënë Tereza’’, iniciatorja e këtij marshimi ishte Filloreta Raçi-Fifi, së cilës iu bashkuan qindra-mijëra qytetarë nga Shqipëria duke paralajmëruar se do të jenë të pranishëm në protestë.

Këngëtarja nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar që ka nisur parapërgatitjet për këtë protestë që sot së bashku me Monika Lubonjën./panorama

Categories
HOME

Mozzik ka një kërkesë për ministren Albulena Haxhiu: Të lutem për hir të fëmijëve tanë e tuaj

Mozzik ka një kërkesë për ministren Albulena Haxhiu: Të lutem për hir të  fëmijëve tanë e tuaj - Lajmi.net

Kosova u trondit pas rastit te  11 vjeçares në Prishtinë, lidhur me këtë rast kanë reaguar shumë personazhe publike.

Reagime të shumta ka bërë edhe reperi kosovar, Mozzik, ai ka reaguar përmes shumë storjeve në ‘Instagram’.

Pak më parë i ka bërë thirrje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, që të bëj një vendim të që të parandalohen këto raste.

“E nderuara Ministre. Të lutem për hir të fëmijëve tanë, për hir të fëmijëve tuaj! Bëjeni një vendim të ri, bëni diçka që të paktën të parandalohen këto gjëra! Ti je vet Nënë dhe Zoti t’i ruajtë fëmijët gjithmonë! Përkrahja jote për Popullin duhet të bëhet pikërisht sot/nesër/pasnesër!”, ka shkruar reperi./Lajmi.net/

Categories
HOME

Ish presidentja Atifete Jahjaga dhe Dafina Zeqiri krah njëra-tjetrës në protestë

Ish presidentja Jahjaga dhe Dafina Zeqiri krah njëra-tjetrës në protestë -  Lajmi.net

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po mbahet protestë në mbrojtje të vajzave dhe grave.

Në këtë protestë po marrin pjesë shumë fytyra publike.

Dafina Zeqiri është njëra nga artistet që po merr pjesë në protestë e që gjithashtu ka ngritur zërin gjithmonë lidhur me raste të tilla.

E krah saj është shfaqur edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ajo ka publikuar foto në ‘Facebook’, krah këngëtaret./lajmi.net