Categories
HOME

EMRI/ Kush pritet ta zëvendësojë Bajram Begajn si shef shtabi të ushtrisë

Gjeneral Brigade Arben Kingji pritet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Gazetari i Abcnews.al, Ervin Leka, raporton se në saj të kuadrit ligjor, emri i gjeneral Kingjit është bërë me propozim të Kryeministrit Edi Rama. Gjeneral Brigade Arben Kingji, pritet që të dekretohet nga Presidenti i ri Bajram Begaj, detyrë të cilën deri në qershor e mbante vetë.

Kingji pritet të marrë detyrën më të lartë në Forcat e Armatosura Shqiptare.
Kolonel Arben Kingji mban aktualisht detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.

/abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published.