Categories
HOME

Horoskopi i muajit gusht: DASHI dhe DEMI

DASHI

Nëse shpresonit që muaji të niste vaj dhe dembel, mendoni sërish. Muaji për të lindurit në shenjën e Dashit nis vrullshëm, ndaj bëhuni gati për një moment të paparashikueshëm sepse Urani më 1 gusht nxit një ndryshim të madh financiar. Do të merrni një vendim të beftë për të blerë diçka që ju emocionon, por mos harroni se pendesa e një blerësi që s’e mendon dy herë ekziston vërtet. Më datë 7 do të ndiheni si të bllokuar, sikur s’po arrini qëllimet tuaja. Kjo është një pengesë e përkohshme, sepse Venusi krijues do të kalojë në shenjën tuaj më datë 11 dhe ju do të bëheni më të arsyeshëm dhe të mos fiksoheni pas gjërave që nuk i keni nën kontroll. Me ardhjen e Venusit, nis edhe romanca. Nëse jeni të vetmuar, bëhuni gati se do të bini në sy. Hëna e re e 11 gushtit do t’ju afrojë me njerëz të rinj dhe do të vlerësoheni më shumë në rrethin tuaj shoqëror. Më 14 gusht, Marsi do të bëhet aleat me Plutonin dhe ju do të keni fuqinë të kapërceni çdo pengesë për të arritur suksesin. Do të bëni të pamundurën të mundur. Kujdesuni më shumë për familjen dhe për njerëzit tuaj të dashur. Beqarët të bëhen gati për marrëdhënie të reja që do të lulëzojnë përgjatë verës. Mërkuri kalon në shenjën tuaj më datë 25 dhe ju do ta hapni zemrën për raporte më të thella. Jeni duke mësuar se të doni dikë dhe të doni veten janë dy gjëra që nuk shkojnë pa njëra-tjetrën.

DEMI

Nuk është çudi që do ta nisni muajin duke mos ditur ku keni kokën. Horoskopi për këtë muaj parashikon ngjarje të papritura, ndaj jepini mundësi vetes të përshtateni me këto ndryshime. Jeni duke kryer një revolucion në jetën tuaj, ndaj vazhdoni të manifestoni të ardhmen që besoni. Më datë 1, Marsi do të bashkohet me Uranin, planetin rebel, ndaj do t’i shtoni pak pavarësi jetës suaj. Besojini procesit. Ju presin gjëra të mëdha. Venusi, planeti juaj sundues do t’ju kujtojë se familja është ajo çka vërtet rëndësi. Ndonjëherë, kthimi në origjinë dhe ideja e të qenit larg syrit të të tjerëve është si një ilaç. Hëna e plotë në Ujor do të stimulojë ambicien tuaj në datën 11. Karriera dhe pozicioni juaj social do të shërbejnë si burim motivimi për fazën tuaj të re në jetë. Këtë muaj do të mësoni se nuk mund të kontrolloni gjithçka. Pas datës 16 do të keni një kthjelltësi në idetë tuaja dhe instinkti krijues jo vetëm që do të zgjohet, por do të keni ide gjeniale. Edhe pse zakonet dhe rutina ju pëlqen, po kuptoni se zgjidhja e një problemi mund të jetë ndryshimi. Më datë 22, kur Dielli kalon në Virgjëreshë, të gjitha sfidat dhe vështirësitë që keni kaluar do të japin frytet e tyre. Pas datës 28, gjithçka që ka të bëjë me krijimtarinë, do të jetë një sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published.