Categories
HOME

Jep dorëheqje drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi të martën ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë zyrtare të ShSKUK-së, në të cilën është thënë se Bordi Drejtues, në mbledhjen e datës dy korrik e ka miratuar dorëheqjen e Krasniqit.

“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i ShKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Dr. Valbon Krasniqi”, thuhet në njoftim.

Bordi i ShSKUK-së ka njoftuar se e kanë emëruar si ushtruese detyre të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Në njoftimin e Bordit nuk jepen arsyet e dorëheqjes së Valbon Krasniqit, teksa e kanë falënderuar atë për bashkëpunimin e treguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.