Categories
HOME

Lajm i mire: qeveria ndane 34.7 milion euro per këtë kategori

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do t’i ndajë 34.7 milionë euro në formë të bashkëfinancimit në kuadër të Marrëveshjes së Programit Kompakt të Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Kurti gjatë një konference për medie bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se vlera totale e projektit shkon në 236.7 milionë dollarë.

“Në Washington DC nënshkruam marrëveshjen me SHBA-në, përmes MCC-së janë pajtuar që t’i japin Kosovës grant më vlerë prej 202 milionë dollarë. Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta mbështes programin me 34.7 milionë dollarë si bashkëfinancim”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, ky program do t’i përfshijë tri projekte.

“Programi do t’i përfshijë tri projekte, e para është rezerva e energjisë me kapacitet 340MË, e dyta është zhvillimi i fuqisë punëtore, pra përfshirja e grave në sektorin e energjisë dhe e treta është projekti institucionit amerikan për zhvillim. Këto tri projekte do të ulin nevojën për blerjen e shërbimeve rregulluese, do të ulin koston e importit të energjisë dhe do të përshpejtojnë kyçjen e burimeve të ripërtrishme në rrjet”, theksoi ai.

Ndërsa, ministrja Rizvanolli tregoi se mungesa e energjisë është identifikuar si pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Sektori i energjisë ka qenë në nevojë urgjente për vite më radhë. Qeveria e Kosovës dhe MCC e kanë identifikuar mungesën e energjisë si pengesë kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, partnerët janë zotuar që ta përmirësojnë të tashmen dhe të ardhmen energjetike të Kosovës”, tregoi Rizvanolli.

Kosova i nisi përpjekjet për të vendosur partneritet me MCC-në që prej vitit 2010, por procesi eci ngadalë nga performanca problematike e qeverive kosovare, pavarësisht përkrahjes së vazhdueshme nga Kongresi i SHBA-së.

Në fakt, procesi i kualifikimit të Kosovës për fondet e MCC-së u udhëhoq deri vonë nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila në shkurt të vitit 2015 kishte themeluar Grupin Ndërinstitucional për të arritur kualifikimin e Kosovës në MCC.

Më 20 prill 2016, Qeveria e Kosovës nxori një vendim për themelimin e Zyrës së për Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë, e cila tashmë do të funksiononte në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.