Categories
HOME

Tre persona të lënduar / Publikohen pamje nga aksidenti në Podujevë

Gazeta Sinjali raportoi pak më herët për një aksident në fshatin Gllamnik të Podujevës me ç’rast tre persona morën lëndime trupore. Tashmë janë publikuar edhe pamje nga aksidenti, ku shihet se veturat kanë pësuar dëme materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, kurse Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.