Categories
HOME

Ishin nisur për në Angli, shqiptarëve u rrezikohet jeta, u mbushet gomonja me ujë(Video)

Emigrimi është bërë zgjidhja e shumë të rinjve shqiptarë për një jetë më të mirë, ku të shumtë zgjedhin të ikin në Gjermani apo Angli.

Ata që zgjedhin Anglinë, ikin jo vetëm nga gjiri i familjes por rrezikojnë edhe jetën duke tentuar të kalojnë oqeanin me gomane.

Së fundmi Mariglend Doçi, kandidat për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, tregon shqiptarët e bllokuar në gomonen e cila është mbushur plot me ujë, që sipas tij është mbushur për shkak të dallgëve të furishme.

Në videon e mëposhtme shihen disa të rinj që janë nisur drejt Anglisë, teksa gomonja e tyre shihet e mbushur me ujë.

Postimi i Doçit:

Pamjet trishtuese na vijnë nga Oqeani.

Të rinj Shqiptar të cilët të mbetur në mes të Oqeanit përshkak se gomonia është mbushur me ujë nga dallgët e furishme dhe nuk e çan dot më,në tentativa për të zbrazur ujin me bidona😓

Kjo qeveri që e ka dërguar këtë popull 32-vite pas,në kohën e gomoneve duhet të largohet.

Vendi ynë ka kapacitetet dhe burimet e mjaftueshme ekonomike dhe infrastrukturore që këta të rinjë të arsimohen,të punsohen dhe të ndërtojnë jetën e tyre këtu.

Ata po largohen nga keq-qeverisja,nga krimi i shtuar dhe nga mungesa e nderhyrjes së shtetit në rregullim dhe sistemimin qetësisë publike dhe jetesës në komunitet.

Reformat e dështuara në arsim,ekonomi dhe drejtësi kan dërguar këtë vënd dhe sidomos rinë e tijë në katrahurë dhe emigrim masiv që është dhe plaga më e rëndë e këtij vendi në 32 vitet e fundit.

Shpëtoni Shqipërinë.

Qëndroni në Shqipëri.

Reagoni për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.