Categories
HOME

Kim Kardashian u përgjgijet atyre që e kritikojnë: “Kam 1 milion talente, por më i miri është marketingu”

Fotot e fundit të Kim Kardashian për «American Dream» kanë nxitur debate dhe kritika të shumta.

Piers Morgan, një speaker, gazetar, shkrimtar dhe personalitet i njohur anglez, në një shkrim të gjatë për “The New York Post” shkruante se Kim nuk ka lidhje me ‘ëndrrën amerikane’ duke e quajtur atë madje ‘makth’.

“Kim Kardashian, një grua pa asnjë talent të dallueshëm, e gjithë karriera e së cilës u bazua në pjesëmarrjen e saj në një kasetë të çuditshme seksi”, shkruante shkrimtari.

Kim i ka kthyer përgjigje duke “ia mbyllur gojën”.

“Unë mund t’ju jap një milion talente. Mund të gatuaj mirë, mund t’ju tregoj gjërat më të çuditshme në planet. Por, mendoj se talenti im është marketingu dhe biznesi pas shitjes së produkteve dhe të dish se çfarë dëshiron klienti dhe ta bëj atë të ndihet i arritshëm”, tha Kim Kardashian për revistën Interview.

Më tej, Kim shtoi se asaj nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët për të.

“Vërtet nuk më intereson se çfarë mendojnë ose thonë njerëzit për mua”, vijoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.