Categories
HOME

Rama: Një tjetër sulm kibernetik nga Irani është shënuar mbi sistemin TIMS

Një tjetër sulm kibernetik është regjistruar mbrëmë po nga Republika Islamike e Iranit mbi sistemin TIMS. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama në Twitter.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS!

Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”-shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.