Categories
HOME

Ç’po ndodh në Ukrainë? Ndizen sirenat e alarmit, ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë

Ndërprerjet e energjisë dhe ujit goditën shumë zona të rajonit Kharkiv të Ukrainës verilindore, ndërsa forcat ruse goditën infrastrukturën strategjike, tha guvernatori i rajonit, duke bërë kështu që sirenat e alarmit të bien në të gjithë vendin.

“Forcat pushtuese ruse goditën infrastrukturën jetike në qytetin dhe rajonin e Kharkiv”, shkroi Oleg Sinekhubov në Telegram.

“Në shumë qendra të banuara nuk ka furnizim me energji elektrike dhe ujë. Zjarret kanë shpërthyer pas këtyre sulmeve dhe shërbimet e urgjencës po merren me zjarret”, shtoi ai.

Media ukrainase Nexta raportoi se ka pasur sinjalizime për sulme me raketa në disa zona. Mendohet se raketat janë nisur nga Deti i Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.