Categories
HOME

Dy vëllezër nga Istogu tentuan t’i fusin në makinë me forcë dy të mitura, arrestohet njëri prej tyre

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar një person në Istog, pasi sipas policisë së bashku me vëllain e tij që aktualisht gjendet në arrati, pasi i kishin ngacmuar dy femra kishin tentuar t’i fusnin në veturë.

Siç bënë të ditur policia të dy viktimat ishin të mitura. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar ti fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.