Categories
HOME

Marseille nuk i ndahet PSG-së, triumfon edhe ndaj Lille

“Stade Velodrom” ka shijuar fitoren e gjashtë të Marseille në shtatë javë kampionat, me marsejezët që nuk njohin asnjë disfatë në edicionin 2022-2023, duke mos iu ndarë Paris-Saint Germain në kreun e renditjes.

Ekipi i Tudor mori fitore minimale ndaj Lilles së Fonseca-s, në një takim që u dominua në pjesën më të madhe nga vendasit. Pjesa e parë ishte shumë e luftuar, por vendasit ia dolën që të merrnin dominimin. Miqtë gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 12’ me Ismaily. Pas disa tentativave, marsejezët barazuan në minutën e 26’ me Sanchez.
Në fraksionin e dytë Marseille mundi të përmbyste gjithçka, duke realizuar në minutën e 61’ pas një kombinimi Kolasinac-Gigot, me mbrojtësin francez që shënonin golin e tij të parë në këtë edicion të Ligue 1.

SuperSport shkruan se pas fitores në këtë javë të shtatë, Marseille renditet në vend 2 me 19 pikë, po aq sa Paris Saint-Germain, ndërsa Lille, e cila pëson humbjen e tretë radhazi qëndron në vend të gjashtë me 10 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.